Ilkay Gundogan është kaapiteni i ri i Gjermanisë i zgjedhur nga jurgen Nagelsmann. Ish-mesfushori i Manchester Cityt që fitoi tripletën me “Qytetarët”, tashmë mban veshur fanelën e Barcelonës. Me katalanasit po bën një sezon të shkëlqyer duke u rikthyer menjëherë në një element kyç në mefushën e kampionëve të Spanjës.
Tashmë i angazhuar me Gjermaninë, kapiteni në konferencën për shtyp katreguar se cilët janë skuadrat favorite për të fituar Europianin, ndërsa shpreson shumë që Turqia të mos jetë në një grup me gjermanët.
“Franca është ndër skuadrat që unë i konsideroj favorite për fitimin e Evropianit. Më pas zgjedh Anglinë, skuadër që po zhvillon një futboll të shkëlqyer. Pas tyre vjen Portugalia, por nuk duhet të harrojmë që në garë jemi edhe ne (Gjermania) dhe Spanja. Shpresoj që mes favoriteve të jetë edhe Turqia. Do të gëzohesha shumë. Përveç Gjermanisë, skuadra që unë mbështes është padyshim Turqia. Shpresoj që të mos jem në një grup me ta”, ka deklaruar veteran i mesfushës.