Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

FOTO/ "Ultras Guerrlis" reagon pas incidenteve në derbi: Turpi në anën e tyre, fitoret në tonën dhe së shpejti...

Shkruar nga NEWSPORT

Tifogrupi i Partizanit, "Ultras Guerrils", me anë të një postimi në rrjetin social Facebook kanë reaguar për incidentet e ndodhur në mbrëmjen e djeshme para fillimit të derbit me Tiranën, ku ka pasur një përplasje mes tifozëve.

Guerrils thonë turpi është në anën e tyre, kurse fitoret për të kuqtë dhe se së shpejti do të publikohet edhe skenari i fishekzjarreve me pamjet.

Postimi i "Ultras Guerrils":

"Pershendetje te gjitheve!

Pas reagimit te klubit tone per gjithcka ndodhi parashikojme nje kundersulm te ashper mediatik nga klubi i "Tirones" ku nuk do te denoje dhunen dhe aktet idioteske por perkundrazi do akuzoje tifozerine e Partizanit.

Ne ftojme tifozet e vertete dhe sportdashesit ta bejne dallimin mes atyre qe provokojne dhune dhe urrejtje dhe tifozerise se Partizanit.

Nuk do qendrojme kurre duarkryq dhe tribuna jone plot femije, vajza dhe te moshuar nuk mund ta lejme kurrsesi te behet objekt sulmi per skizofrene.

Ky makabritet duhet denuar nga te gjithe tifozet dhe nga te gjitha ngjyrat.

Turpi eshte ne anen e atyre, fitoret jane ne anen tone!

*Se shpejti do te publikojme skenarin e fishekzjarreve me pamjet".

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga