Ylli i ri i Manchester City Erling Haaland, sot për herë të parë është stërvitur nën urdhërat e teknikut Pep Guradiola. “Qytetarët” kanë startuar ditën e sotme pergatitjet për sezonin e ri 2022-2023. Haaland do të përfaqësoj ngjyrat e Manchester City në këtë sezon, duke ardhur për shifrën e 75 milionë euro nga Borussia Dortmund.
Haaland regjistroi 66 paraqitje në Bundesliga duke gjetur rrugën e rrjetës 61 herë dhe asistoi plot 18 herë për shokët e ekipit. Ndërsa në Champions Leauge luajti 19 ndeshje dhe shënoi 23 herë gjithashtu shërbeu me 3 asist.