
Pep Guardiola ka folur para ndeshjes kundër Arsenalit, që do të luhet nesër mbrëma. Kjo sfidë është mjaft e rëndësishme për të dy ekipet ku do të vendoset fati i kampionatit.
Me dy ndeshje më pak se "Topçinjtë", City është në vendin e dytë me 70 pikë, 5 më pak se Arsenal. Në fjalën e tij para gazetarëve, Guardiola ka thënë:
“Kemi pasur shumë muaj për të arritur në këtë pjesë të ligës për të pasur mundësinë në duart tona. Sigurisht që edhe ata e kanë në dorë, sepse nëse fitojnë varet nga ata, fati do të jetë në dorën e tyre. Por, nëse ne fitojmë, padyshim që fati do të jetë në duart tona. Atëherë do të na mbesin edhe shtatë ndeshje.
Ne kemi luajtur dy herë këtë sezon dhe ato ishin ndeshje vërtet të vështira. Kur luan kundër këtyre skuadrave, ata mund të kontrollojnë gjithçka.
Kam thënë që shumë kohë më parë se Arsenali, me Arsene Wenger, kanë gjithmonë detajet dhe kujdesin e jashtëzakonshëm për topin dhe kë zgjedhin për të luajtur me cilësinë dhe aftësitë më të mëdha. Por, Arteta ka sjellë një dimension të ri. Ata janë konkurrentë të mëdhenj në të gjitha kuptimet, aq agresivë.
Është vërtet e rëndësishme, jo vendimtare sepse kanë mbetur shumë ndeshje të vështira për të dyja palët. Por, ne nuk mund ta mohojmë se sa e rëndësishme është", u shpreh Pep Guardiola.