Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Guardiola flet si kampion: Ne jemi legjenda, do të mbahet mend shumë gjatë ky trofe

Shkruar nga NEWSPORT
Guardiola flet si kampion: Ne jemi legjenda, do të mbahet mend shumë

Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, foli për Sky Sport pasi fitoi titullin kampion në Premier League, duke përmbysur me rezultatin 3-2 ekipin e Aston Villa.

“Ne jemi legjenda! Kur fiton Premier League 4 herë në 5 vitet e fundit, është diçka speciale. Do të mbahet mend shumë gjatë kjo arritje! Të fitosh kampionatin në shtëpi, përballë tifozëve tanë, është gjëja më e mirë që mund të ndodhë”, u shpreh fillimisht trajneri spanjoll.

“Nuk kam parë kurrë në jetën time një rival si Liverpool. Urime ekipit të Klopp, na kanë bërë më të mirë dhe na kanë rivalizuar në çdo javë. Nuk e kam ndërmend të mendoj për sezonin e ardhshëm, tani vetëm do të festoj”, u shpreh guardiola.

Ndërsa kapiteni Fernandinho, që ngriti trofeun në ndeshjen e tij të fundit me fanellën e Cityt, u shpreh: “Jemi luftëtarë, nuk dorëzohemi kurrë! Duam t’i falënderojhhmë të gjithë tifozët. Jam shumë, shumë krenar. Kur erdha te Manchester City, ëndërroja Champions League, por ajo që kemi arritur, është e jashtëzakonshme”.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga