
Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola foli për shortin e skuadrës së tij në Champions League. Ata do të përballen me Real Madrid, rekordmenët e kompeticionit me të cilët janë përballur 2 herë në 2 edicionet e fundit.
Tekniku spanjoll vlerëson maksimalisht madrilenët madje u thur elozhe duke i quajtur ‘Mbretërit e kompeticionit’.
"Nuk ka alternativë tjetër veçse t'i mposhtim ata. Tashmë duket si një traditë e vogël, duke qenë se tashmë kemi luajtur kundër mbretit të kompeticionit, Real Madrid, për tre vjet. Shpresoj se do të arrijmë në ato dy ndeshje në gjendjen e duhur. Kam parë që ka nga ata që thonë se kemi shortuar një kundërshtar të lehtë, por është budallallëk. Nuk mund të nënvlerësohet Real Madridi.
Çfarë vështirësish do të ketë ruajtja e fronit? Sigurisht, është një kompeticion i veçantë, Champions League është më e mira. Top 5 ligat europiane janë shumë të vështira sepse ka shumë ndeshje, por Champions League është e veçantë. Ju bëni një turne në Europë, i gjithë klubi udhëton dhe ju përpiqeni të luani futbollin më të mirë të mundshëm. Është shumë bukur të marrësh pjesë në të", tha Guardiola.