
Pas seancës stërvitore të zhvilluar ditën e sotme, trajneri i Juventusit ka thirrur në "apel" lojtarët e grumbulluar për ndeshjen e nesërme ndaj Romës.
Dy emra të rinj në listën e Juventusit kundër verdhekuqve: Barzagli dhe Pjaca.
Mbrojtësi është rikuperuar nga dëmtimi në shpatull (mungonte prej 1 muaji e gjysmë), ndërsa sulmuesi kroat gjithashtu nuk ndjen më shqetësime pas dëmtimit që pësoi disa javë më parë gjatë ndeshjeve me kombëtaren e tij.
Lista e plotë e lojtarëve të grumbulluar për sfidën ndaj Romës:
Portierë: Buffon, Neto, Audero
Mbrojtës: Chiellini, Benatia, Alex Sandro, Barzagli, Rugani, Lichtsteiner, Evra
Mesfushorë: Pjanic, Khedira, Cuadrado, Marchisio, Hernanes, Lemina, Asamoah, Sturaro
Sulmues: Higuain, Mandzukic, Pjaca, Dybala