Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Gruaja që mbajti si skllave 10-vjeçaren nga Pakistani, sot gatuan për yjet e Premier League

Shkruar nga NEWSPORT
Gruaja që mbajti si skllave 10-vjeçaren nga Pakistani, sot gatuan

Biznesmenja e famshme Tallat Ashar, që në pastiçerinë e saj ka klientë ndër të tjerë yje të Premier League, është dënuar më parë për trafikim të qenieve njerëzore dhe abuzim. Punët e saj në pastiçeri kanë tërhequr vëmendjen e mijëra ndjekësve në rrjetet sociale. Aq sa tashmë punon për lojtarë si Bruno Fernandes dhe Raphael Varane, të dy këta pjesë e Manchester United.

Para vitit 2021 kur filloi puna në pastiçerinë e famshme, Ashar ka një histori të errët për të treguar. Kjo pasi raportohet se në vitin 2014 u dënua për 6 vite sepse bashkë me bashkëshortin e saj Ilyas, morën nga Pakistani në Manchester një vajzë 10-vjeçare me të cilën abuzuan.

Fëmija në fjalë jo vetëm urdhërohej të gatuan dhe pastronte, por gjithashtu Ilyas u dënua për përdhunim. Për këtë gjykata e dënoi 15 vite.

Zonja Ashar mesa duket e ka hedhur pas periudhën e saj të errët, prej vitit 2021. Kjo pasi me biznesin e saj, po arrin fitime mjaft të mëdha dhe po ashtu është në qendër të vëmendjes.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga