Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

Kosovarët dhe Grasshopers kthehen te fitorja

Shkruar nga NEWSPORT
Kosovarët dhe Grasshopers kthehen te fitorja

Lojtarët kosovarë që luajnë me skuadrën e Grasshopers i janë gëzuar sot fitores së vuajtur kundër Sionit në Superligën zvicerane. Ndeshja përfundoi 2-1, ndërsa skuadra e kosovarëve pas tre humbjeve radhazi arriti që të dalë nga kriza dhe të marrë tri pikët.

Në këtë takim u aktivizua për 90 minuta Alban Pnishi, i cili është qendërmbrojtësi i Kosovës, ndërsa mesfushori Mërgim Brahimi luajti vetëm në pjesën e parë dhe sulmuesi Florian Kamberi u zëvendësua në minutën e 73-të. Zëvendësuesi i Kamberit, Tabakoviç arriti që të shënojë golin e barazimit në minutën e 84-t, ndërsa zëvendësuesi i Brahimit dha asistin e fitores 3 minuta para mbylljes së ndeshjes.

Tags:

KOSOVA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga