Granit XHAKA reagon për eliminimin nga Kupa e Botës: Ndonjëherë futbolli dhemb, por ne do të rikthehemi më të fortë!
Shkruar nga NEWSPORT
Zvicra u eliminua nga Portugalia, pasi u mposht me shifrat 6-1. Një humbje që dërgoi në shtëpi shqiptarët e zvicrës. Disfatë që dhemb, kalimi në 1/8 është “macja e zezë” e tyre, pasi në disa botërorë rresht fati është kundër zvicerianëve në këtë fazë.
Granit Xhaka ishte një nga lojtarët kryesore të “helvetëve” në Katar 2022, me mesfushorin e Arsenalit që bëri rolin e regjizorit në fushën e blertë.
Pikërisht Xhaka ka bërë një reagim në rrjetet sociale, ndërsa ka falenderuar të gjithë për mbështetjen, teeksa pemton se do të kthehen më të fortë.
“Ndonjëherë futbolli dhemb. Vërtet për të ardhur keq Kupa jonë e Botës përfundoi ashtu siç përfundoi. Por dua t'ju falënderoj të gjithëve për mbështetjen tuaj gjatë turneut, kjo do të thotë vërtet shumë për ne. Ne do të japim gjithçka për t'u rikthyer më të forte”, kanë qenë fjalët e përzgjedhura nga Xhaka.