Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Granit Xhaka flet si lojtar i Leverkusen: Një klub ambicioz dhe me të ardhme, mezi pres të luaj

Shkruar nga NEWSPORT
Granit Xhaka flet si lojtar i Leverkusen: Një klub ambicioz dhe me të

Granit Xhaka ditën e djeshme menjëherë pas vizitave mjësore ka kompletuar edhe trasnferimin e tij në Gjermani. Mesfushori edhe zyrtarisht është prezantuar nga Bayern Leverkusen me të cilën ka nënshkruar një kontratë 5-vjeçare.

Kapiteni i Zvicrës u largua nga Arsenali pas 6 sezonesh, ndërsa tashmë është më shumë se gati për të nisur aventurën e re në Bundesligë. Në fakt ky ëhstë një rikthim për shqiptarin në kampionatin gjerman, pasi në të kaluarën ka mbajtur veshur fanelën e Borussia Mönchengladbach.

30-vjeçari ka thënë gjithashtu edhe fjalët e para si lojtar i Leverkusen, ndërsa ka theksuar se është një klub me ambicie dhe të ardhme.

 “E njoh kampionatin nga brenda dhe e kam parë kur isha në Londër. Bayer 04 është një klub me një histori mbresëlënëse dhe objektiva ambicioze. Mbi të gjitha, unë e shoh atë si një klub me një të ardhme të madhe. Unë jam duke pritur shumë për vitet e ardhshme, mesi pres të luaj”, ka theksuar Xhaka.

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga