Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në Brazil. Pjestarë të ekipit të Formula 1, Mercedez janë grabitur nga disa persona të armatosur, madje u është vënë dhe arma në kokë.
Pas ngjarjes ka reaguar dhe Hamilton, me anë të një shkrimi në rrjetet sociale.
"Disa nga pjesëtarët e skuadrës u grabitën nën kërcënimin e armëve natën e kaluar kur po largoheshin nga cirkuiti këtu në Brazil. U shkrepën armë, njërit iu vendos pistoleta në kokë. Është diçka shqetësuese kur e dëgjon, lutuni për djemtë", tha kampioni i botës.
Brazili është kthyer në një problem për Formula 1, pasi çdo vit ka episode dhune ndaj antarëve të skuadrave.
Poll