Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

GOSSIP

“Ka dështuar si futbollist edhe në jetë me mua”, Angela Martini “shpërthen” ndaj Fatmir Hysenbelliut: Kisha lidhje me të, e lashë pas dy javësh

Shkruar nga NEWSPORT
“Ka dështuar si futbollist edhe në jetë me mua”,
Fatmir Hysenbelliu dhe Angela Martini

Modelja e njohur shqiptare, Angela Martini, ka ndarë së fundmi një rrëfim të gjatë dhe të pazakontë në InstaStory, ku ka zbuluar detaje të panjohura më parë nga jeta e saj personale dhe profesionale.

Ajo ka treguar fillimisht se si u gjend e detyruar të përballej me përdorimin e imazhit të saj pa leje në një reklamë, edhe pasi kontrata me pronarët e mëparshëm të kompanisë kishte përfunduar.

"Të thuash të vërtetën është një domosdoshmëri në këtë botë plot me ujqër të fshehur si dele. E vërteta nuk duhet të jetë kurrë diçka për të cilën të turpërohesh - autenticiteti është forma më e lartë e vibrimit. Mos e shit kurrë shpirtin tënd dhe mos ki frikë të thuash të vërtetën."

"Qoftë për njerëz që të gjithë i urrejnë, apo për ata që të gjithë i admirojnë dhe i quajnë engjëj, e vërteta dhe ekspozimi duhet të ndodhin pa dyshim. Njerëzit meritojnë ta dinë të vërtetën dhe të formojnë mendimin e tyre. Mjaft me gënjeshtrat, iluzionet, kontrollin dhe manipulimin", filloi ajo historinë e saj të gjatë në Instagram.

Në vijim, Martini rrëfen historinë e një reklame për një kompani alkooli në Shqipëri, shumë vite më parë. Sipas saj, pas ndryshimit të pronarëve, imazhi i saj u përdor pa të drejtë dhe pa pagesë për gati një vit.

“Gjithçka filloi me një reklamë që bëra për një kompani alkooli në Shqipëri shumë vite më parë, e cila nuk kishte absolutisht asnjë lidhje me ta. Më vonë, ata e blenë kompaninë dhe e përdorën reklamën time të vjetër falas për gati një vit - muaj pa më paguar dhe pa pasur më të drejtë ta përdorja atë - duke u sjellë sikur unë u përkisja atyre. Sigurisht, ata vazhduan abuzimet e tyre, siç janë mësuar të bëjnë me të gjithë, derisa u detyrova të përfshija avokatë. I padita, i detyrova të ndalonin përdorimin abuziv të reklamës sime dhe u sigurova që ata të mos kishin më të drejtë të përdornin imazhin tim.

Bazuar në zemërimin e tyre që guxoja t'i padisja dhe për shkak se i ndalova në gjykatë, që nga ai moment ata filluan të bllokonin artikujt e mi. Ata zotërojnë një numër botimesh, të mëdha dhe të vogla, që i kontrollojnë plotësisht - dhe kjo është, në thelb, fuqia e tyre: të kontrollojnë narrativën. Nga frustrimi, ata jo vetëm që më shkëputën plotësisht nga kanalet e tyre - duke bllokuar fotot dhe artikujt e mi - por gjithashtu ushtruan presion mbi pronarët e botimeve të tjera me të cilat bashkëpunojnë, ose janë miq të ngushtë, që të më bllokonin edhe mua", shkruan më tej modelja.

Modelja shprehet, media në fjalë i ka dëmtuar imazhin duke i fshirë artikuj rrethë saj dhe duke u kërkuar mediave të tjera të bëjnë të njëjtën gjë.

"Për më tepër, ata shkuan dhe fshinë qindra artikuj të mi nga botimet e tyre gjatë viteve, duke ndikuar edhe te bashkëpunëtorët e tyre në botime të tjera që të bënin të njëjtën gjë. Në këtë mënyrë, ata kanë punuar qëllimisht për të dëmtuar imazhin tim dhe, në fakt, për të më ndaluar të shfaqem në shtypin shqiptar. Kam shumë prova për këtë dhe kam folur me gazetarë nga fusha të ndryshme që konfirmuan saktësisht se çfarë po ndodh - dhe që janë të bindur se ata janë pas gjithë kësaj", shton ajo.

Pas gjithë kësaj ngjarje, Martini përmend edhe emrin e Fatmir Hysenbelliut, djalit të pronarit të “Panoramës”, Irfan Hysenbelliu.

“Tani po arrijmë në thelbi i vërtetë i problemit ose të paktën ajo që unë besoj në jetë! Përtej çështjes me reklamën e birrës, që tani të gjithë e kanë kuptuar se bëhet fjalë për Birra Tirana, ku diçka më personale që duhet ta pranoj! Shumë vite më parë kur isha shumë e re pata një lidhje të shkurtër, më pak se 2 javë me Fatmirin djalin e pronarit të Panoramës  dhe gjithë rrjetit të mediave të lidhura me atë familje . E kuptova shumë shpejt që ishte një gabim. Pas më pak se dy javësh së bashku, e pashe qarte që nuk më pëlqente fare. Pa hyrë në detaje të panevojshme, le të themi thjesht që ka gjëra që një grua si unë nuk mund t'i pranoj kurrë të një burrë si ai. Prandaj, sigurisht, u largova, ndërpreva çdo komunikim dhe vazhdova jetën time.

Vetëm më vonë mësova se ai kishte nj te dashur në atë kohë nje vajzë shumë të bukur, të cilën e tradhtoi për të qenë me mua. Ai kurrë nuk më tregoi që ishte me të dhe unë e zbulova këtë vetëm pasi kisha ndërprere çdo gjë mes nesh. Ajo që po përpiqem të them shte kjo: një nga arsyet kryesore pas sjelljes se tij dhe të familjes së tij sot, perveç çështjes se Birra Tiranës, është me shumë gjasë frustrimi që ende e mban brenda, sepse unë kurrë nuk i dhashë asnjë vëmendje të vërtete. Ai pësoi një goditje të madhe ne ego - përveç dështimit te tij si futbollist, ai dështoi edhe me mua në jetën personale. Jam e sigurt që kjo i ka lënë një frustrim te thellë. Edhe në vitet e mëvonshme, ai provoi te më kontaktonte, madje edhe kur isha e martuar (!!), por sigurisht që unë kurë nuk iu përgjigja mesazheve të tij qesharake ne DM”, u shpreh ajo.

 

Poll

Lexo gjithashtu