
Familja e Michael Schumacher është shtuar me një pjesëtar të ri. Legjenda e Formula 1 është bërë gjysh i një mbese. Goca e Schumacher ka sjellë në jetë fëmijën e saj të parë më 29 mars.
Për të qenë pjesë e këtij gëzimi, legjenda e Formula 1 raportohet se ka fluturuar nga Mallorca në Zvicër për të pritur mbesën tij të parë. Ai ka udhëtuar helikopter për të qenë dëshmitar i ngjarjes së veçantë familjare, ku Gina dhe bashkëshorti i saj Iain Bethke u bënë prindër të një vajze, të cilën e kanë quajtur Millie.
Siç dihet 12 vite më parë Schumacher pësoi një aksident të tmerrshëm me ski në Alpet Franceze, kur pothuajse humbi jetën pas një rënieje të çuditshme. Ka gjëndurar për një kohë shumë të gjatë në komë pasi kishte thyer kafkën dhe më vonë iu nënshtrua dy operacioneve në tru.
Fillimisht ai u vendos në rezidencën e tij në Zvicër për t’u rikuperuar nga aksidenti traumati që pësoi, teksa tashmë bëhet me dije se po qëndron në Spanjë në vilën e tij luksoze.
View this post on Instagram