LIVE-Sapo ka përfunduar pjesa e parë mes Lokomotivës së Zagrebit dhe Bayernit me shifrat 0-1. Ai që ka vendosur ka qënë Goretzka, në minutën e 15-të me një gol.Bavarezët tentuan dyfishimin, por nuk ia dolën dot në fraksionin e parë. Me interes të madh pritet e dyta, e cila do dhurojë akoma më shumë emocione.
Në ndeshjen tjetër, Inter po barazon 0-0 me Shakhtar.
Lokomotiva e Moskës dhe Bayern Munchen përballen me njëra tjetrën, në kuadër të Champions League. Trajneri i bavarezve, Flick ka vendosur për formacionin me anë të të cilit do zbresë në fushë.
Nga krahët qëndron Muller dhe Coman, ndërsa në majë të sulmit është Lewandoëski. Bayern ka fituar ndeshjen e parë me shifrat 4-0 dhe këtë e ka bërë ndaj një kundërshtari si Atletiko Madrid. Në krahun tjetër, vendasit rus kanë barazuar 2-2 me Salzburgun.
