
Ylber Ramadani shënoi golin golin e parë në Serie A në sfidën që Leçe fitoi 2-1 ndaj Frosinones. Një gol spektakolar për mesfushorin e kombëtres, i cili padiksutim ëhstë kthyer në një “digë” në mesin e fushës.
Do të ishte një gol me vlerë 3 pikëshi dhe që padiskutim do të mbahet mend gjatë. Ramadani kishte edhe një dedikim special dhe të veçantë për këtë gol.
“Këtë gol ia dedikojë pikësëpari bashkëshortes time pasi po presim një djalë, më pas ja dedikoj këtyre njerëzve që më kanë ndihmuar që nga dita e parë që kam ardhur këtu. Janë tre pikë të rëndësishme kundër një rivali direkt. Tani jam i përqendruar te ky sezon, më pas do të jetë Evropiani kundër Italisë, kam dëshirë të bëjë mirë”, u shpreh ndër të tjera Ramadani.