
Caleb Ekuban nuk është aktivizuar asnjë minutë në sfidën e sotme të Championship, për skuadrën e Leeds United.
Ekipi ku u transferua ish-sulmuesi i Partizanit barazoi në shtëpi 0-0 kundër Preston, ndërsa futbollisti me pasaportë italiane nuk u preferua të hidhej në fushë nga trajneri i ekipit anglez.
Ekuban shënoi në sfidën e kaluar golin e katërt për Leeds në fitoren 4-1 të skuadrës së tij kundër Port Vale, por sërish nuk mjaftoi për të fituar disa minuta në takimin e sotëm.
Poll