Albi Doka foli përpara gazetarëve në konferencën për shtyp në prag-ndeshjen me Erzenin, nesër në orën 15:00 në Selman Stërmasi.
“Duhet t’i marrim ndeshjet një nga një. Erzeni nuk duhet nënvlerësuar. Është një ekip i mirë për mendimin tim është ndeshja e radhës që duhet fituar.
Do t’i ruajë Tirana forcat për derbi? Sa i përket kësaj pjese, i takon profesor Shehit. Ne kemi ndeshjen e radhës me Erzenin që duhet të dalim të fituar.. duhet ta fitojmë këtë ndeshje dhe më pas të mendojmë për derbin.
Goli ishte një ndjesi shumë e mirë. Kam provuar dhe më parë, por është akoma dhe më bukur të shënosh në derbi. Jam duke e marrë veten, por siç thashë dhe më parë, duhet qëndruar me këmbë në tokë. Si unë, si ekipi s’kemi bërë asgjë dhe pse jo të fitojmë çdo ndeshje.
Tirana duhet të qëndrojë e para, por duhet qëndruar me këmbë në tokë. T’i marrim ndeshjet një nga një dhe më pas të shohim. Mendoj se janë shumë mirë 10 pikë në katër ndeshjet, sepse pikët maksimale janë 12. Mendoj që jemi një ekip i fortë dhe duhet të qëndrojmë aty ku duhet”, u shpreh Doka.