Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Goli i mesfushorit kuqezi nuk mjafton, gjiganti kroat i jep fund aventurës Europiane

Shkruar nga NEWSPORT
Goli i mesfushorit kuqezi nuk mjafton, gjiganti kroat i jep fund aventurës

Emir Sahiti vijon të shkëlqejë në radhët e Hajdukut të Splitit.

Mesfushori i talentuar i kombëtares shqiptare shënoi golin e vetëm në humbjen 4-1 që kroatët morën në Kazakistan, çka i kushtoi edhe eliminimin nga Conference League.

Ndaj Tobol, Hajduku ishte thuajse i pafuqishëm, duke e marrë shumë lehtë ndeshjen, kjo falë edhe avantazhit të dy golave nga ndeshja e parë.

Tobol fitoi kohën e rregullt 3-1, me Sahiti që ishte edhe protagonist i sfidës që u vendos në kohën shtesë.

Aty, kazakët ishin më dinak, duke realizuar pak minuta para se skuadrat t'i drejtoheshin "ruletës ruse" të penalltive.


Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga