Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

“Te goli i dytë menduam se ishte faull”, Manaj: Jemi të kënaqur me barazimin. Spanjë  - Itali? Bëjmë tifo për spanjollët

Shkruar nga NEWSPORT
“Te goli i dytë menduam se ishte faull”, Manaj: Jemi të
Rey Manaj

Kombëtarja shqiptare pas duelit me Kroacinë është rikthyer në Kaiserau në Dortmund, ku do të vazhdojë përgatitjet për sfidën me Spanjën. Në konferencën e sotme për shtyp ishte i pranishëm Rey Manaj.

Sulmuesi ndjen keqardhje që kuqezinjtë nuk morën 3 pikë tndja kroatëve, por gjithsesi për mënyrën se si shkoi loja janë të kënaqur me barazimin. Ndër të tjera lushnjari thekson se ndaj Spanjën do të jenë “all-in” për fitoren, teksa në mbrëmjen e sotme do të bëjnë tifo për spanjollët që të triumfojnë ndaj Italisë.

Dje kur ishim në autobus, filluam të mendomim. Mendoj se duhet të kishim marrë 3 pikët. Në 4 minuta ata shënuan 2 gola, por te goli i dytë duhet të ndryhte VAR, por nuk kishte asgjë sipas arbitrit. Duhet të fitojmë patjetër ndaj Spanjës për të kaluar më tej. Na vjen keq që nuk morëm 3 pkët ndaj Kroacisë. Duhet të shikojmë se si do të shkojë sfida e mbrëmjes mes Spanjës dhe Italisë. Një fitore e Spanjës sot, rrit shanset për ne.

Goli ndaj Italisë që u shënua shumë shpejt na uli shumë. Ndaj Kroacisë ne kemi bërë pjesën e parë më të mirë në të gjitha sfidat. Goli i parë i kroatëve na demoralizoi dhe goli i dytë menduam se ishte faull. Lojtarët që erdhën nga stoli na ndihmuan shumë dhe Klausi bëri mirë me golin në fund.

Pse nuk shënojnë sulmuesit? Për sulmuesit është i rëndësishëm goli, por në kombëtare nuk ka rëndësi kush shënon, por rezultati i ekipit.

Keni luajtur në Spanjë, çfarë duhet të bëjmë për t’i ndalur? Spanja është ekip i madh dhe normalisht nëse mposht sot Italinë kemi më shumë shpresa. Kanë lotjarë me kualitet si Rodri, Morata. Ne duhet të bëjmë ndeshjen tonë dhe të japim 100% për të marrë pikët e plota.

Të kënaqur me barazimin? Pas ndeshjes ishim të kënaqur edhe me barazimin. Goli në fund na rrit besimin. Ne duhet të luajmë fort si në pjesën e parë ndaj Kroacisë. Erdhëm këtu në Dortmund të kënaqur me barazimin.

Do të shënosh goli i parë në Euro 2024 ndaj Spanjës? Le ta bëjë kushdo, për ne rëndësi ka të fitojmë dhe të kalojmë grupin.

Atmosfera pas barazimit? Ekipi është i motivuar, pasi ndaj Spanjës do të luajmë “all-in”. Në futboll gjithçka mund të ndodhë dhe për 1 minutë mund të ndryshosh rrjedhën e lojës. Jemi besimplotë se do të fitojmë ndaj Spanjës dhe të kalojmë grupn.

A jemi gati për ndeshjen e 3-të dhe të vërtetë? Të gjithë atë duam, shpresojmë të fitojmë.

A mund ta menaxhonim më mirë pjesën e dytë ndaj Kroacisë? Kroacia në pjesën e parë nuk pati hapësira. Normalisht kur luan në këto nivele nuk ke shumë hapësira. Në pjesën e dytë duhet të menaxhomin më mirë rezultatin. Jemi të kënaqur me barazimin.

Qendërsulmues pa asnjë gol? Nuk ka lidhje me fatin. Të 3 lojtarët që kanë shënuar gola kanë bërë gola deçizivë. Shpresojmë që të bëjë gol kushdo, rëndësi ka të fitojmë ndeshjen.

Rasti i humbur ndaj Italisë?Normalisht unë doja të shënojë, por kështu është futbolli. Ndaj Kroacisë ne dëshironim t’i kapnim në kundërsulm, por kur ke topin në këmbë është e vështirë të dalësh kështu.

Rëndësi ka Kombëtarja të ecë përpara dhe për Individët s’ka rëndësi,  mjafton të fitormë. Ne nuk luajmë individualisht, por luajmë si grup.

Ndaj Spënjës duhet të luajmë fort si ndaj Kroacisë në pjesën e parë. Që nga minuta e parë deri në të 90+5 duhet të luftojmë fort”, ka përfunduar Manaj.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga