Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

Gola, fantazi dhe shpresë, Shqipëria U-21 gati për test në Turqi. Ja si mund të rreshtohen kuqezinjtë e Bushit

Shkruar nga NEWSPORT
Gola, fantazi dhe shpresë, Shqipëria U-21 gati për test në

Shqipëria e 21 vjeçarëve do të përballet sot me Azerbajxhanin në një ndeshje miqësore në Antalia të Turqisë, aty ku do të zhvillojë edhe një miqësore tjetër me Poloninë. Trajneri Alban Bushi ka publikuar listën me lojtarët e grumbulluar dhe do të ketë mundësinë të testojë grupin në një grumbullim që do të zgjasë një javë.

Bushi do të provojë ekipin dhe futbollistë të rinj që vijnë nga ekipet zinxhir të moshave e që mund të bëhen në vijim pjesë e Shqipërisë U-21 në kualifikueset e Europianit të ardhshëm. Formacioni është ende i paqartë por Bushi pritet të ndërtojë formacionin më të mirë të mundshëm sipas skemës që do të përdorë edhe Sylvinho, 4-3-3 ose 4-2-3-1.

Në sulm lojtarë si Toçi dhe Stiven Shpendi premtojnë gola, të cilat po i shënojnë rregullisht në Itali ndërsa mesfusha është ndoshta reparti më i “bekuar”. Lojtarë si Pajaziti e Berisha sjellin fantazinë dhe freskinë në Kombëtare. Pajazitit i është vënë edhe një nofkë me peshë shumë të rëndë nga trajneri Bushi: Demollari i ri.

Regjia është në këmbët e Rejan Alivodës, prodhim vendas ndërsa mbrojtja mund të përbëhet nga katërshja, Smajli, Preka, Dajko dhe kapiteni Mitaj ndërsa në portë është i padiskutueshën Simon Simoni.

Formacioni i mundshëm:

Shqipëria (4-3-3): Simoni; Smajli, Preka, Dajko, Mitaj; Pajaziti, Alivoda, Berisha; Kurtulan, Toçi, S.Shpendi. Trajner: Alban Bushi

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga