Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

Gol shqiptar në fillimin e kampionatit rumun

Shkruar nga NEWSPORT

Kampionati rumun i futbollit për sezonin 2016-2017 ka filluar këtë fundjavë. Në kategorinë elitare të Rumanisë këtë vit është rikthyer edhe ekipi ku aktivizohet futbollisti shqiptar Azdren Llullaku.

Llullaku e ka nisur mbarë kampionatin teksa ka shënuar një nga golat e fitores 2-1 të ekipit Gaz Metan ndaj Targu Muresh. Llullaku shënoi në minutën e 32-të teksa shtyu në rrjetë topin e pritur nga portieri pasi ai vetë gjuajti një penallti.

Llullaku luajti gjithë takimin si titullar. Ai është një nga futbollistët më të rëndësishëm të skuadrës rumune.

llullaku

Poll

Lexo gjithashtu