Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Gol në debutim, Mateo RETEGUI: Ndër të vesh këtë fanelë, por jam i trishtuar për humbjen. Serie A? Mbase, kush e di

Shkruar nga NEWSPORT
Gol në debutim, Mateo RETEGUI: Ndër të vesh këtë

Mateo Retegui mori pëër herë të parë ftesën e Roberto Mancinit për të veshur fanelën e Italisë. Italo-argjentinasi menjëherë u rendit mes titullarëve të skuadrës ndaj Anglisë, teksa bërëi kështu edhe debutimin e tij në kombëtare.

Pikërisht në këtë sfidë gjeti edhe rrugën e rrjetës në ndeshjen debutuese të tij ndaj “Tre Luanëve”, por fatkeqësisht kampionët në fuqi u mposhtnë 2-1. Pas kësaj ndeshje foli edhe sulmuesi, i cili theksoi se për të shtë krenari të veshë fanelën e Italisë, ndërsa shprehet i zhgënjyer që nuk arritën dot fitoren.

 “Jam i trishtuar për humbjen, por jam shumë krenar dhe i lumtur që kam bërë debutimin tim me këtë fanellë. Unë shpresoja për një fitore, por tani duhet ta vazhdojmë të punojmë për të fituar.

Më pritën mirë, më tratuan me besim dhe më vjen keq që nuk fituam për t’i bërë njerëzit të lumtur, duhet të punojmë më shumë. Golin e kërkova në pjesën e parë, pastaj e bëra në të dytën dhe kjo më dha besim. Por e rëndësishme është që skuadra të fitojë ndeshjen e radhës.

Unë duke luajtur në kampionatin italian? Mbase, kush e di. Në të ardhmen do të doja të luaja në Evropë. Por momentalisht jam i lumtur te Tigre dhe është nder të vesh fanellën e tyre”, ka përfunduar sulmuesi i talentuar italo-argjentinasi.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga