Gjelbrim Taipi ishte goditja më e fundit e Partizanit në merkato e cila shtangu jo vetëm Vllazninë, por edhe opinionin sportiv pasi erdhi befasisht duke mos patur asnjë ‘rrjedhje’ lajmi më para në media. Shkodranët ishin në negociata prej javësh dhe e prisnin në ekip por në fund ai zgjodhi të kuqtë.
Klubi e zyrtarizoi mbrëmjen e djeshme teksa lojtari, në praninë e drejtorit Abilaliaj, firmosi një kontratë 1-vjeçare me opsionin e rinovimit për një vit tjetër. Mesfushori do të paguhet plot 4500 euro në muaj që do të jetë rroga bazë ndërsa në kontratë përfshihen edhe bonuse në bazë të paraqitjeve.
Poll