Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

Goditi me kokë kundërshtarin, Taulant XHAKA reagon pas gjestit si Zidan: Nuk e zhbëj dot më

Shkruar nga NEWSPORT

Ditën e djeshme u luajt ndeshja midis Basel dhe Zurich e vlefshme për javën e 32-të në Superligën e Zvicrës.

Takimi përfundoi me rezultatin 0-2 për miqtë. Në fushën e lojës ishte edhe Xhaka, i cili në minutën e 102 u ndëshkua me kartonin e kuq pasi goditi me kokë kundërshtarin.

Pas këtij gjesti futbollisti i kombëtares shqiptare, sot ka bërë një postim në rrjetin e social Instagram ku u kërkon falje. Ai shkruan se të gjithë e njohin si emocional dhe si dikush që jep gjithçka për ngjyrat e fanelës që kontribuon.

Postimi i plotë i Xhakës:

Do të doja të përfitoj nga rasti për të kërkuar falje në çdo formë për gjestin tim mbrëmë.

Ju më njihni si një lojtar emocional. Si dikush që nuk përmbahet, që jep gjithçka për ngjyrat e ekipit të tij në fushë. Dhe ne lojtarët, gjithashtu, jemi njerëz prej mishi dhe gjaku që reagojmë emocionalisht në situata të caktuara. Në të njëjtën kohë, asnjë fyerje verbale në fushë, ndaj meje dhe familjes sime, nuk e justifikon një gafë të tillë nga ana ime. Si lojtar me eksperiencë dhe kapiten i kësaj skuadre kam një funksion model, sidomos në momente të vështira, gjë që fatkeqësisht nuk e kam shfrytëzuar në këtë situatë.

Nuk mund ta zhbëj atë që ndodhi mbrëmë dhe sigurisht që do të përballem me pasojat që nuk e kontrollova veten për një moment të shkurtër.

Taulanti juaj!

[caption id="attachment_691673" align="alignnone" width="925"] Postimi i Xhakës[/caption]

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga