Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

"Gjyshja ime vjen nga një familje e vjetër tironce", Ilda Bejleri tregon se jo çdo gjë blihet me rrogë gazetarie

Shkruar nga NEWSPORT


Ilda Bejleri është një ndër moderatoret sportive më të komentuara të ekranit.

Ajo është shumë aktive në rrjetet sociale, sa që së fundmi i ka dhënë mundësinë të gjithë ndjekësve të saj të bëjnë pyetjet që dëshirojnë.

Mirëpo njëri prej ndjekësve në Instagram i ka bërë përshtypje jeta e shtrenjtë e Ildës dhe i ka një pyetje në lidhje me shpenzimet e saj.

"Si arrin të blesh Rolex me rrogë gazetarie"?, e ka pyetur ndjekësi moderatoren.

 'Sqarim: fakti që jam gazetare dhe padyshim paguhem shumë mirë, nuk do të thotë që nuk kam të ardhura familjare, për më tepër që gjyshja ime vjen nga një familje e vjetër 'tironce' shumë e njohur e me tradita. Ps. Hera e parë që shpjegoj kaq shumë', i është përgjigjur Ilda në Instastory, ku ka pozuar me orën e saj 'Rolex' në dorë.

Poll

Lexo gjithashtu