
Janë dorëzuat tashmë në UEFA listat skuadrave shqiptare, që marrin pjesë në kompeticionet europiane, ku bën pjesë edhe Teuta. Dhe në listën e durrsakëve për në Europa League figuron çuditshëm në rolin e trajnerit, Hito Hitaj, i cili është në një moshë relativisht të madhe. Gjirokastriti ka drejtuar më parë Luftëtarin dhe ka qenë ndihmëstrajner në Kombëtare, ndërkohë që ka punuar edhe në FSHF. Nga sa mësohet, trajneri i vërtetë vazhdon të jetë Julian Ahmataj, por ai nuk e ka ende licencën e duhur dhe duhej një tjetër person, që të kishte kualifikimin përkatës me dokumente për ta drejtuar Teutën në Europë. “Shpëtimi” ka ardhur nga Hito Hitaj.
Poll