Klajdi Kola ka bërë moviolën e ndeshjes mes Vllaznisë dhe Partizanit që përfundoi me shifrat 1-2.
Ish-arbitri i njohur i Superiores kritikoi gjyqtarin kryesor të takimit, Kreshnik Cjapin për ndërhyrjen e Andi Hadrojit në dëm të Geralb Smajlit.
Sipas Kolës, ndërhyrja ishte direkt për karton të kuq dhe jo të verdhë. Madje në këtë moment duhej VAR që të ndihmonte gjyqtarin e fushës.
"Ky ishte një rast flagrant për karton të kuq. Shikojmë që lojtari i Vllaznisë në rrëshkitje nuk ka ta çojë më këmbën.
Lojtari i Partizanit bën një ndërhyrje totalisht të gabuar duke goditur dhe shkelur këmbën e kundërshtarit. Për arbitrin e fushës ky rast është karton i verdhë, por duhej të ndërhynte VAR", tha Klajdi Kola.