
Sherri që u përfshin Juan Jesus dhe Francesco Acerbi ka qenë temë kryesorë në media. Lojtari i Napolit prentendon se futbollisti zikaltër e ka ofenduar me kore raciste, por për diçka të tillë nuk është gjetur prova të mjaftueshme për të dënuar cerbin.
Gjykata Sportive nuk e ka dënuar kështu Acerbi dhe ky vendim sigurisht ka irrituar drejtusit e Napolit dhe Jesus. Kampionët kanë reaguar nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale duke ironizuar kështu Gjykatën Sportive.
‘Gjykata vendosi të mos dënojë Acerbin dhe sipas kësaj logjike, fajtor ishte Juan Jesus, që akuzoi padrejtësisht kolegun. Nuk është e arsyeshme të thuash se ai ka keqkuptuar fjalët e Acerbit dhe fakti që mbrojtësi i Interit kërkoi ndjesë, e bën edhe më të qartë pretendimin e futbollistit tonë”, shkruan ndër të tjera klubi napolitan.
Nga krahu tjetër Juan Jesus ka gjetur një mënyrë tjetër reagimi. Lojtari napolitan ka vendosur foto profile në Instagram një foto ku duket një grusht i zi i ngritur lart që nënkupton simbolin e lëvizjes “Black Power”.