Ditën e sotme Gjykata Europiane e Drejtësisë i hapi rrugë krijimit të Superligës, ndërsa doli kundër monopolit të UEFA-s dhe FIFA-s në këtë çështje. Sipas GJED-së, ka abuzim me pushtetin dominues nga dy organet më të larta të futbollit kontinental dhe botëror, të cilat ushtrojnë monopol.
Optimizmi i një dite më parë nga ana e A22, kompania që synon të zhvillojë projektin për turneun e ri, u vërtetua nga vendimi i Gjykatës e Drejtësisë së Bashkimit Europian. Në lidhje me këtë ka reaguar edhe Barcelona, skuadër që mbështet krijimin e Superligës.
“Barcelona dëshiron të shprehë kënaqësinë e saj me vendimin e Gjykatës së Lartë të Bashkimit Evropian (CJEU) që vlerëson projektin e Superligës të propozuar nga A22 Sports. Si një nga klubet që drejton projektin e Superligës, Barcelona beson se vendimi po hap mënyrë për një kompeticion të ri elitar të futbollit në Evropë, duke sfiduar monopolin e futbollit botëror dhe të prirur për të hapur diskutime të reja rreth rrugës që duhet të marrin garat evropiane në të ardhmen.
Klubi deklaron mbështetjen për Superligën e organizuar nga A22 dhe inkurajon debatin konstruktiv mes organizmave kombëtarë dhe ndërkombëtarë të futbollit, i cili tashmë është mbështetur nga vendimi i sotëm i Gjykatës së Lartë të Bashkimit Europian”, ka shkruar klubi katalanas.