Trajneri i Kukësit, Ernest Gjoka, ka folur për ditët e para të përgatitjeve në Ohër me skuadrën dhe për objektivat e Kukësit në sezonin e ardhshëm.
“Pranova të jem trajneri i Kukësit sepse ky është një klub elitar dhe me një projekt serioz, gjë që e ka treguar këto vitet e fundit. Kam gjetur shumë cilësi në skuadër dhe pres edhe ndonjë afrim tjetër të madh. Nuk dua të flas për çështjen “Malota” pasi i përket të shkuarës, ndërsa pres një zgjidhje sa më shpejt për situatën e Micit. Objektivi i parë është Superkupa ndaj Skënderbeut, më pas rruga e gjatë e sezonit të ri të shohim çdo të na sjellë. Ne i kemi cilësitë për të arritur shumë dhe nuk i trembemi as Skënderbeut e as Partizanit”, ka thënë Gjoka në një intervistë për “Panorama Sport”.
Kukësi do të ndeshet në stadiumin “Selman Stërmasi” më datë 24 gusht ndaj Skënderbeut për Superkupën e Shqipërisë.