
Spanja është një nga vëndet me ligjet më të rrepta sa i përket mashtrimeve me taksat. Mesa duket, Diego Costa është me fat dhe ia ka hedhur ‘’paq’’, edhe pse fakti që nuk ka paguar 1.1 milionë euro për të drejtën e imazhit e bën të rëndë veprën e kryer. Sulmuesi i Atletikos është dënuar me vetëm gjashtë muaj burg, por detyrimin do e shlyejë duke paguar një gjobë. Kjo situatë ka shqetësuar jo pak trajnerin Simeone, por më në fund ai do marrë frymë lirisht.
La Liga zbret në fushë me 11 qershor dhe ‘’El Cholo’’ do ketë në dispozicion një nga më të mirët. Rendimenti i Diego Costës ka qënë i ulët viteve të fundit, çka ia ka ‘’zbehur’’ pak vlerat. Gjithsesi, një lojtar si ai është një ‘’armë’’ më shumë në fundin e kampionatit.