Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Gjithnjë e më pranë Chelseat, sulmuesi i gjigantit italian “shkelmon” Armando Brojën

Shkruar nga NEWSPORT

E ardhmja e Victor Osimhen pritet që në verë të jetë larg Napolit. Sulmuesi nigerian me shumë mundësi do t’i japë lamtumirën gjigantit italian, për të vazhduar karrierën në një kampionat tjetër.

Gjasat janë shumë të larta që Osimhen të transferohet në Angli. Madje është mësuar edhe klub ku nigeriani dëshiron që të transferohet. Chelsea është në “Pole-Position” për të siguruar shërbimet e 25-vjeçarit.

Diçka të tillë e konfirmon edhe ish-lojtari i Chelseat, gjithashtu bashkëkombas me Osimhen, John Obi-Mikel. Ky i fundit shprehet se dëshira e sulmuesit të Napolit është që ta vazhdojë karrierën te “Blutë e Londrës” në Premier League. Ku edhe sipas “Calciomercato”, ish-mesfushori i Chelseat po përpiqet shumë për ta kryer këtë operacion.

Një lajm ky jo aspak i mirë për Armando Brojën, pasi do i hiqtë çdo mundësi që sulmuesi i Kombëtares shqiptare të qëndronte te Chelsea. Ky mund të quhet një “shkelmim” nga ana e Osimhen që e nxjerr Armando Brojën jashtë planeve të “Bluve të Londrës”.

[caption id="attachment_726187" align="alignnone" width="608"]Victor Osimhen Victor Osimhen[/caption]

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga