
Shanset që Kylian Mbappe të largohet nga PSG këtë verë janë rritur shumë, Sulmuesi francez shihet si një nga lojtarët më të mirë të gjeneratës së tij.
Që kur shpërtheu në skenë si adoleshent tek Monaco, ai ka shënuar 243 gola në karrierë. Përvec kësaj ai ka fituar titullin e Ligue 1, 5 herë në 6 sezone. Mbappe ishte dhe protagonisti kryesor i fitimit të Kupës së Botës nga Franca në vitin 2018.
Paris Saint-Germain megjithatë nuk dëshiron të lejojë që pasuria e tyre e çmuar të largohet falas nga klubi. Duke pasur parasysh vlerësimin aktual prej 200 milionë eurosh, raportohet se ata do të mundohen ta shesin Mbappen këtë merkato verore.
Një ish-zyrtar i PSG-së e ka bërë të qartë se ylli që do të largohet nga Ligue 1 ka të ngjarë të transferohet tek Arsenal. Klubi anglez nuk “mburret” shumë me burimet financiare, por emri i tyre thuhet se është lidhur fort me Mbappen së fundmi. Kjo ndodh sipas pretendimeve se nëse Mbappe vendos të transferohet në Angli, skuadra e Mikel Artetës do të ishte zgjedhja e parë e lojtarit.