Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

Gjithmonë pas Kombëtares, "Tifozat Kuq e Zi" njoftim të rëndësishëm para ndeshjes Suedi-Shqipëri

Shkruar nga NEWSPORT
Gjithmonë pas Kombëtares, "Tifozat Kuq e Zi" njoftim të

Pas humbjes në miqësoren e parë përballë Kilit, Kombëtarja jonë do të kërkojë rezultatin pozitiv në Stokholm përballë Suedisë. Sfida që do të zhvillohet në stadiumin “Friends Arena” do të startojë në orën 19:00.

Si në çdo ndeshje, grupimi ultras i Kombëtares, Tifozat Kuq e Zi do të jenë prezent edhe në miqësoren e Stokholim. Është vetë TKZ-ja që me anë të faqes së saj ka njoftuar mbi organizimin dhe ka informuar anëtarët për detajet e kësaj sfide.

“Të dashur anëtarë,

Vendtakimi i sotëm përpara ndeshjes miqësore Suedi-Shqipëri në Stokholm do të jetë në katin e tretë të “OLEARYS - MALL OF SCANDINAVIA.” në adresën: Stjärntorget 2, 169 79 Solna Atmosfera para ndeshjes do të fillojë që në orën 13:00 dhe marshimi për në stadium në grup do të bëhet rreth orës 17:45.

Gjithashtu kemi bërë të mundur që pas ndeshjes të vazhdojmë tek i njëjti lokal pasi do të qëndrojë  hapur për ne deri në orën 23:00. Përjetësisht me ty Shqipëri! #1Komb1Kombëtare #TKZOnTour", shkruajnë Tifozat Kuq e Zi.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga