
Argjentina është shumë pranë fitores së Kupës së Botës, pasi kundërshtari i fundit për t’u mundur është Franca. Kjo do të jetë mundësia e fundit për Messin që të fitojë një Kupë Bote. Mbi këtë ka folur dhe legjenda angleze Gary Neville, i cili ka krahasuar kombëtaren portugeze mbi sjelljen e gabur me Ronaldon.
Neville: “Gjithçka në lojën e Argjentinës sillet rreth Lionel Messit dhe ata luajnë sa më shumë që të jetë e mundur për të përfituar nga aftësitë e tij. Mendova se Fernando Santos do të bënte të njëjtën gjë me Cristiano Ronaldon, i cili është dikush që e njeh prej kohësh.
Më duket se diçka ndodhi gjatë garës që i ndryshoi planin dhe Fernando Santos mendoi që “Duhet ta lë jashtë Ronaldon”. Kur la jashtë Cristianon, i cili nuk është si çdo lojtar, u bë lajm global. Në fund më erdhi keq për Ronaldon, duke parë dikë si ai duke qarë në tunel. Kjo është diçka e gabuar pasi te Argjentina nuk ndodh e njëjta.”