
Berat Gjimshiti ishte ndër të paktët lojtarë të Shqipërisë dje që zhvilloi një paraqitje deri diku pozitive. Qendërmbrojtësi largoi disa herë topa të rrezikshëm nga zona kuqezi, ndërsa pas sfidës ndaj Spanjës ka falënderuar tifozët për mbështetjen e dhënë ndaj ekipit përfaqësues, duke premtuar se Kombëtarja do të rikthehet edhe më e fortë.
Në mes të dedikimeve, mbrojtësi i Avelinos në Serinë B ka përmendur edhe Andres Injestën, i cili dje, edhe pse si kundërshtar i Shqipërisë ka mrekulluar me lojën e tij tifozët shqiptarë, por edhe lojtarët kuqezi një fushën e lojës.
Poll