
Pavaresia e Kosovës edhe me futboll femrash. Është komuna e Gjilanit që ka menduar organizimin e një turneu mbarëkombëtar me pjesemarrjen e katër ekipeve.
Të premten e 16 shkurtit, në stadiumin e qytetit do të zbresin ekipi vendas "Intelektualet", së bashku me ekipet e dy kryeqyteve shqiptare, "Tirana AS" nga Shqipëria dhe "Kosova" e Prishtinës. Katërshja plotesohet me vajzat e kryeqendrës së shqiptareve të Maqedonisë "Tetova 2017".
Turneu i Gjilanit, nën patronazhin e kryetarit Lutfi Haziri, do të luhet me sistem eliminimi dhe fituesit do të nderohen me trofetë e rastit.
Futbolli i femrave në hapesirat shqiptare ka një jetë prej afro një dekade, duke qenë kësisoj në sinkron edhe me moshën e shtetit të ri të Kosovës, që të shtunën kremton pikërisht 10 vjetorin e tij.