Klodian Duro është një çështje e mbyllur për Kukësin. Këtë konfirmim e ka dhënë për “Panorama” Sport” presidenti i kuksianëve, Safet Gjici. Kurse vetë trajneri elbasanas, Klodian Duro, i cili fitoi Kupën e Shqipërisë me skuadrën veriore, ka pranuar se ka punuar me kënaqësinë më të madhe deri në fund. Madje, ai ka thënë se e ndjen veten ende pjesë të Kukësit, duke lënë kështu të hapur mundësinë e rikthimit, por e ka marrë tashmë përgjigjen nga numri 1 i klubit kuksian. Për presidentin Safet Gjici, historia me trajnerin Duro është e mbyllur dhe nuk bëhet fjalë për një rikthim të mundshëm të tij në stolin e skuadrës blu.
Hapësire reklamuese