Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Gjeti fituesit e 3 botërorëve, “EA Sport” bën parashikimin se kush do të ngreje lart trofeun e “Katar 2022”

Shkruar nga NEWSPORT

Kur kanë mbetur edhe 10 ditë nga fillimi i kampionatit Botëror “Katar 2022”, tashmë vëmendja e tifozëve pak nga pak është përqendruar te kombëtaret dhe ky turne, teksa nuk mungojnë edhe parashikimet.

“EA Sports”, krijuesit e videolojës FIFA, kanë dhënë versionin e tyre në FIFA 23, dhe ata kanë parashikuar Argjentinën duke ngritur trofeun më të çmuar në botë.

[caption id="attachment_666527" align="alignnone" width="300"] EA Sport-Argjentine[/caption]

Së bashku me “Albiceleste”, Brazili, Franca, Portugalia dhe Anglia janë disa nga vendet e tjera të përmendura nga ata në botën e futbollit si pretendente.

[caption id="attachment_666525" align="alignnone" width="300"] EA Sport parashikim-Katar 2022[/caption]

Kjo nuk është hera e parë që “EA Sports” bën një parashikim.  Ata e bënë këtë për edicionin e vitit 2010 në Afrikën e Jugut, Brazil 2014 dhe për turneun 2018 në Rusi. Çdo herë parashikikimi ka gjetur fituesin e saktë të kampionavete .

Argjentinën dhe Brazilin që takohen në finale, me Albiceleste duke fituar 1-0 klasikun CONMEBOL. Kjo, pasi Messi dhe bashkëlojtarët e tij eliminuan Francën në gjysmëfinale dhe Brazili eliminoi Portugalinë pas penalltive.

[caption id="attachment_666526" align="alignnone" width="300"] EA Sport parashikim-Katar 2022[/caption]

Sa i përket golashënuesit më të mirë, Messi kryeson me tetë gola në shtatë ndeshje. Ai ndiqet nga Memphis Depay me gjashtë gola në pesë ndeshje dhe Kylian Mbappe me gjashtë gola në shtatë ndeshje.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga