
Milan dhe trajneri Giampaolo i afruar këtë verë pranë kuqezinjve janë duke vuajtur së tepërmi në këtë fillim kampionati. Vetëm 6 pikë në 6 ndeshje e kanë renditur Milanin në vendin e 16-të të klasifikimit. Presioni i tifozëve sa vjen dhe shtohet ndërkohë stoli i trajnerit Giampaolo është lëkundur.
I kapur "mat" nga emisioni satiri Le Lene, Giampaolo ka treguar "fatin" e Milanit në të ardhmen. Drejtuesit e emisionit i kanë vendosur një rrotë fati ku ishin të shënuara fitimi i Champions League, Seria A apo rënia në Serinë B. Tekniku italian i surprizoi të gjithë me përgjigjen e tij në momentin që dëgjoi Seria B.
"Tallni t*apin", u shpreh Giampaolo.
Poll