
Nëse triumfon dhe ke sukses, Gerry Cardinale të shkarkon. Kjo duket se është “strategjia” e re e amerikanit i cili është presidenti i Milanit dhe aksionari kryesor në kompaninë RedBird që zotëron kuqezinjtë.
Shkarkimi i dyshes Maldini – Massara shtangu të gjithë shtypin madje edhe vetë futbollistët e Milanit të cilët në rrjete sociale kanë shprehur tërthorazi revoltën e këtyre vendimeve duke dalë në mbështetje të Maldinit dhe Massaras.
Mëgjithatë, Cardinale nuk ka ndërmend të ndalet teksa ka shkarkuar edhe trajnerin e skuadrës tjetër që ai zotëron, Toulouse në Francë. Philippe Montanier nuk do të jetë më trajneri i skuadrës edhe pse riktheu klubin te trofetë duke fituar Kupën madje edhe duke e dërguar në kupat e Europës.
Arsyeja e shkarkimit është: Rezultatet negative në kampionat. Toulous përfundoi në vendin e 13-të në Ligue 1 në sezonin e parë pas rikthimit nga një kategori më poshtë por kjo duekt se nuk mjafton për amerikanin.