
Gentian Mezani do të rikthehet në stolin e skuadrës së njohur nga Kosova. Sipas raportimeve bëhet me dije se mungon vetëm firma me Gjilanin.
Ish-trajneri i Laçit, i cili u largua nga kurbinasit në prill të këtij viti do të rikthehet të marrë sërish në dorë “frenat” e skuadrës gjilanase. Kujtojmë se Gjilanin e ka drejtuar në 62 nga marsi i vitit 2019 deri në nëntor të vitit 2020.
Mezani në kampionatin shqiptar ka drejtuar ekipe si Flamurtari, Luftëtari dhe Laçi duke fituar eskperiencën e duhur në këtë sport.
Poll