Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Gent MUÇA: Penalltia kundër Tiranës ishte qesharake, rast i turpshëm për futbollin shqiptar

Shkruar nga NEWSPORT
Gent MUÇA: Penalltia kundër Tiranës ishte qesharake, rast i

Gentian Muça ka analizuar penalltinë e akorduar në favor të Bylisit në ndeshjen kundër Tiranës. Ai 11-metërsh i dha 1 pikë mallakastriotëve, por ndali bardheblutë drejt titullit kampion.

Për këtë ka folur Muça, i cili në panelin e emisionit “Tibo Gol” theksoi se rasti në fjalë është qesharak. Sipas tij nuk është penallti dhe kjo duhej riparë në VAR. Në fjalën e tij në panel, Muça tha:

“Nuk dua ta shoh shumë përsëritjen e penalltisë kundër Tiranës, ishte qesharake. Kacorri nuk ishte në kontroll topit, ai rrëzohet më kot dhe është shumë e turpshme që ky rast të akordohet penallti, e dinë të gjithë ata që kanë luajtur futboll. Nuk e rishikuan në VAR këtë rast”.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga