
Ditën e djeshme gjatë një transmetimi LIVE nga Katari të gazetares Dominique Metzger i vodhën portofolin, ndërsa vazhdonte raportimin për Kupën e Botës. Gazetarja argjentinase ka rrëfyer të gjithë momentin në rrjetet sociale, ndërsa ka theksuar se si Policia e Katarit ka këmbëngulur që ajo të jepte një dëmin për hajdutin.
“Epo, kjo është përvoja e Katarit. Sapo më vodhën portofolin kur po bënim një transmetim të drejtpërdrejtë. Jam në komisariat dhe më dërguan këtu për të bërë denoncimin dhe më garantojnë që gjithçka është nën vëzhgim dhe se do ta gjejnë portofolin që kishte dokumentet, paratë, kartat…,” – shpjegoi Dominique Metzger në kanalin argjentinas TN.
“Ishte vjedhje, por aspak e dhunshme. Nuk e kuptova kur po më grabitnin. Në një moment po kërcenim me disa njerëz dhe ndoshta ka ndodhur aty. Banorët e zonës na shohin ndryshe, dua të përfitojnë nga ne. Doja të nxirrja portofolin për të blerë një ujë dhe më pas kuptova që mungonte.
Në një moment më pyetën: “Çfarë do që drejtësia të bëjë me këtë? Sepse do ta gjejmë, ka kamera kudo.” Mendova se e kisha keqkuptuar përkthimin, por jo, ata këmbëngulën të më pyesnin se çfarë dënimi kërkoja për hajdutin, nëse doja që ai të dënohej me 5 vjet burg, nëse donte që të deportohej… Ngulmonin te pyetja se çfarë dënimi doja t’i jepja hajdutit. Por jo, thashë që doja thjeshtë të më ktheheshin sendet personale, nuk doja të vendosja drejtësi në vendin e drejtësisë”, ka theksuar Dominique Metzger.
https://youtu.be/vYrpLivJUkE