Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Ndeshja hapëse Qatar-Ekuador, gazetari arab bën deklaratën e bujshme për trukimin e sfidës

Shkruar nga NEWSPORT
Ndeshja hapëse Qatar-Ekuador, gazetari arab bën deklaratën e
Ditën e dielë do të nisë zyrtarisht kampionati botëror “Katar 2022”, ku ndeshja hapëse do t ëjetë mes vendit organizator të Katarit dhe Ekuadorit, sfidë që do të luhet në orën 17:00. Një takim që pritet me interës nga të gjithë tifozët anembanë botës, pasi do të shënojë edhe hapjen e garës së Kupës së Botës. Katari është një nga vendet më të pasura në botë dhe siç duket kanë vendosur që paratë e tyre t’i shfrytëzojnë në maksimum për të arritur suksesn në kampionatin botëror. Një lajm i bujshëm vjen nga Amjad Taha. Gazetari arab pretendon se lojtarët e Ekuadorit janë korruptuar për të lënë ndeshjen hapëse me rezultatin 1-0. “Katari korruptoi 8 lojtarë të Ekuadorit me 7.4 milionë dollarë për të humbur ndeshjen hapëse (1-0, gol në pjesën e dytë). Pesë të brendshëm nga Katari dhe Ekuadori e kanë konfirmuar. Shpresoj të jetë gënjeshtër. Shpresoj ta shpërndajmë këtë dhe të ndikojmë te rezultati. Bota duket ta kundërshtoje korrupsionin e FIFA-s”, shkruan Amjad Taha. Ende nuk dihet nëse ngjarja është e vërtetë, apo mbetet thjesht një pretendim nga gazetari arab.

Egnatia, Vllaznia, Dinamo dhe Partizani deri më tani në “Final Four”. Mendoni se do të ketë ndryshime deri në fund të Superiores?

  • Po
  • Jo
  • Nuk e di

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga