Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Gavi shifra të çmendura, askush më mirë se ai këtë sezon

Shkruar nga NEWSPORT

Gavi ka luajtur 45 nga 48 ndeshje këtë vit me Barcelonën e thënë ndryshe 93.75%. Mesfushori është një nga lojtarët më të përdorur nga Xavi këtë sezon.

Një numër minutash shumë të ngjashme me atë që Pedri luajti në sezonin 2020-2021. Pedri luajti në 52 nga gjithsej 54 takime, 96% që e lanë të rraskapitur. Gavit dhe Barcelonës i ka mbetur edhe një përpjekje e fundit për të siguruar titullin e La Ligës.

Gavi ka luajtur 3,239 minuta, të ndara në 32 nga 33 ndeshjet e La Liga-s , 5 nga 6 në Champions League, 5 të Copa del Rey dhe të dyja në Superkupën e Spanjës. Ai ka humbur vetëm tre dhe prej tyre vetëm në një ka qenë zëvendësues kundër Bayern Munich në Europë. Të tjerat i humbi kur plotësoi numrin për kartonë të verdhë, kundër Manchester United në Europa League dhe kundër Valencias në La Liga.

[caption id="attachment_691231" align="alignnone" width="498"] GAVI - PEDRI[/caption]

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga