Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

GAVI rikthehet te numri 30, shanset e fundit për të vijuar me fanellën blaugrana, në sfond shfaqen sirena gjermane

Shkruar nga NEWSPORT
GAVI rikthehet te numri 30, shanset e fundit për të vijuar me

Lojtari i Barcelonës Gavi nuk mund të regjistrohet si pjesë e ekipit të parë të blaugranave. Kjo pasi regjistrimi i tij do të tejkalonte buxhetin që ka përcaktuar UEFA me Fair Play-in financiar.

Klubi u ankua duke e çuar çështjen në gjykatë por u refuzua ankimimi i tyre këto ditë. Kështu Gavi do të rikthehet sërish të vesh numrin 30 që kishte më përpara. Kontrata që ai firmosi me katalanasit deri në vitin 2026 po ashtu nuk vlen. Por drejtuesit kanë bërë një lëvizje duke e regjistruar lojtarin si futbollist të akademisë, por kontrata që vlen për momentin është ajo që skadon në fund të qershorit.

Tani nëse Barcelona nuk e regjistron me kontratë të re, Gavi do të jetë lojtar i lirë që nga korriku i këtij viti. Menjëherë për të kanë shfaqur interes disa klube dhe më i  favorizuari duket Bayern Munchen. Interes për të ka patur dhe nga Anglia ku Manchester United kanë qenë më konkretët.

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga