
Humbja e tretë në shtëpi me Milanin ka bërë që situata të tensionohet te Napoli. Trajneri Genarro Gatusso ka kërcënuar me dorëheqje, duke ngritur tonet në dhomat e zhveshjes për performancën e ekipit.
"Nuk më pëlqejnë qëndrimet e caktuara të profesorëve, shpesh mendojmë për mua dhe jo për ne. Unë dua që ju të luani me cilësi, por nuk mund të pranoj të mos e merrni përsipër përgjegjësinë në kohë vështirësie", raportohet të jetë shprehur trajneri.
Genarro Gatusso ka kërcënuar me dorëheqje nëse situata nuk ndryshon, teksa palët kanë folur dje para seancës stërvitore, duke analizuar humbjen me Milanin. Mësohet se tonet janë ulur pas disfatës së fundit, me Gatusson që kërkon më shumë inpenjim në fushë nga lojtarët. Italiani njihet për temperamentin e vështirë dhe vendimet drastike.