
Kupa e Botës ka nxjerrë në pah vlerat e shumë lojtarëve dhe një ndër to është marokeni Amrabat. Për trajnerin e Valencias, Gennaro Gattuso është një nga lojtarët që ka spikatur së tepërmi ku në shumë momente i kujton kohët e tij të arta.
Performanca e 27 vjeçarit që bën pjesë në radhët e Fiorentinës, ka qenë tepër mbreslënëse dhe ka spikatur për formën konstante deri në gjysëm-finale. Gattuso nuk ka kursyer elozhet mbi marokenin duke e cilësuar si një lojtarë të veçantë.
Deklarata:
"Ka shumë kohë që nuk kam parë një lojtar si unë, por mnë në fund e pashë në Kupën e Botës. Amrabat, më emocionoi shumë, më dukej sikur isha unë dhe luaja në moshën 27 vjeçare. Jeta ishte shumë më e mirë kur luaja, se sa si trajner.
Duhet të falënderoj gruan time, nuk e di se si është ende me mua. Disi duhet të ndryshoj, sepse nuk mund të shpenzosh 18 apo 19 orë duke menduar për futbollin.”
Koha kur unë isha lojtar? "Vrapoja shumë dhe taktikisht isha shumë i fortë, por me siguri në futbollin modern do të më mungonte diçka. Kisha karakter, por mënyra se si luaja nuk mjafton për të pasur karakter që kam tani. Unë e shoh futbollin në një mënyrë krejtësisht të ndryshme tani në krahasim me kohën kur luaja. Nëse shikoni ndeshjet e Milanit ose Napolit kur isha atje, ne nuk ushtronim presion në sulm. Është viti i parë që e bëj këtë në Valencia".